Showbiz

Liv Tyler dhe Dave Gardner ndahen pas shtatë vitesh së bashku

Liv Tyler dhe i fejuari i saj, Dave Gardner, janë ndarë pas shtatë vitesh, sipas disa raportimeve.

Burimet pretendojnë se aktorja 44-vjeçare dhe agjenti i futbollit, 45-vjeçar, kanë ndarë rrugët në muajin mars.

Çifti kanë së bashku dy fëmijë: Sailor Gene, gjashtë vjeç dhe Lula Rose, pesë vjeçe. Liv është gjithashtu nënë e djalit, Milo, 16-vjeçar nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, Royston Langdon, ndërkohë që Dave ka një djalë, Grey, 14-vjeç me ish-gruan e tij, Davinia Taylor.

Liv Tyler dhe Dave (Foto: Getty Images)

Fillimisht u përfol se marrëdhënia e aktores me agjentin sportiv kishte nisur të zbehej që kur ylli i “Lord Of The Rings” udhëtoi për në Los Angeles për tetë javë me dy fëmijët.

Garnder atë kohë po qëndronte në shtëpinë e tyre të përbashkët në Cotswolds.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Liv Tyler

Një burim për The Sun tha: “Dave dhe Lil e kaluan periudhën e izolimit së bashku dhe janë një ekip i mrekullueshëm si prindër”.

admin
the authoradmin

Leave a Reply